239 shkencëtarë në një letër të hapur për Organizatën Botërore të Shëndetit kanë treguar se edhe pikla shumë të vogla mund të infektojnë njerëzit, duke i bërë thirrje OBSH-së të rishikojë rekomandimet e saj. Shkencëtarët po planifikojnë ta publikojnë letrën e tyre në një gazetë shkencore javën që vjen, raporton New York Times.
Gjetjet e reja gjithashto do të thonë se në sistemin e ventilimit në shkolla, shtëpitë e kujdesit për të moshuarit, rezidencat dhe bizneset duhet të vendosen filtra të rinj për të pastruar ajrin. Një tjetër mundësi është që drita ultraviolet të përdoret për të vrarë këto pjesë shumë të vogla të virusit.
Pavarësisht madhësisë së pjesëve të virusit, e sigurtë është që viruis transmetohet përmes ajrit. Shkencëtarët ende nuk dinë se për sa kohë pjesë të virusit mund të qendrojnë në ajër dhe të infektojnë njerëzit.