24 mars seanca e radhës për Thaçin dhe Veselin

Nga Exit News
24 mars seanca e radhës për Thaçin dhe Veselin

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, kanë bërë të ditur se me 24 mars, në orën 11:00, do të mbahet konferencë për ecurinë e çështjes ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe të tjerëve.

Seanca, sipas Koha.net do të mbahet ndaj katër ish-udhëheqësit politikë e ushtarakë të UÇK-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>