
Policia ka gjobitur 2428 qytetarë për mos mbajtjen e maskës në publik, gjatë fundjavës. Secili prej tyre u gjobit me 3 mijë lek.
Policia ka gjobitur 4 pronarë biznesesh që zhvilloi aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë dhe 530 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.
24 qytetarë që po lëviznin pa autorizimin përkatës pas orës 20:00 u gjobitën gjatë fundjavës.