
245 raste të reja të infektuar me Covid-19 dhe 13 të vdekur u regjistruan në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit. Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga COVID-19 në Kosovë arrin në 249.
Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë janë shëruar edhe 133 pacientë, dhe ka 3,687 raste aktive.
Autoritetet shëndetësore i bëjnë thirrje qytetarëve të mbajnë maska dhe të respektojnëdistancimin social.
“Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve”, shkruan në një postim në Facebook, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.