
Policia ka gjobitur 2488 qytetarë për mosmbajtjen e maskës në publik, gjatë fundjavës. Secili prej tyre u gjobit me 3 mijë lek.
304 shtetas u gjobitën pasi po udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.
Policia ka gjobitur 4 biznese që zhvillonin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.
19 qytetarë që po lëviznin pa autorizimin përkatës pas orës 20:00 u gjobitën gjatë 24 orëve.