2488 gjoba për mosmbajtjen e maskave në publik

Nga Exit News
2488 gjoba për mosmbajtjen e maskave në publik

Policia ka gjobitur 2488 qytetarë për mosmbajtjen e maskës në publik, gjatë fundjavës. Secili prej tyre u gjobit me 3 mijë lek.

304 shtetas u gjobitën pasi po udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Policia ka gjobitur 4 biznese që zhvillonin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

19 qytetarë që po lëviznin pa autorizimin përkatës pas orës 20:00 u gjobitën gjatë 24 orëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>