Të dielën qeveria shqiptare konfirmoi se ka pranuar të strehojë disa qindra afganë të cilëve iu rrezikohet jeta në vendin e tyre nga talebanët.
Zëri i Amerikës raporton se 250 afganë do të mbërrijnë brenda javës në Shqipëri. Ky grup përbëhet nga përkthyesë dhe bashkëpunëtorë të niveleve të ndryshëm të strukturave amerikane në Afganistan të cilët do të strehohen në Shqipëri sëbashku me familjet e tyre.
Vendndodhja e strukturave ku do të qëndrojnë këta persona është ende sekret.
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright tregoi të dielën se Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Kanadaja janë shtetet ku do të strehohen afganët të cilët do të largohen nga vendi i tyre nga frika e regjimit taleban që u rikthye në pushtet pas 20 vitesh.