
Policia ka gjobitur 254 qytetarë të martën për mos mbajtjen e maskës në publik, në 24 orët e fundit. Secili prej tyre u gjobit me 3 mijë lek.
Gjithashtu, policia ndëshkoi 5 persona që nuk kanë pranuar t’i tregojnë Policisë dokumentin e identifikimit.
Prej 15 tetorit në vend është bërë e detyrueshme mbajtja e maskave në çdo ambient, të hapur e të mbyllur, përveçse në banesa.