Policia ka gjobitur 2,606 qytetarë gjatë 24 orëve, të cilët nuk kanë zbatuar masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Secili prej tyre u gjobit me 3 mijë lek.
Policia ka gjobitur 52 qytetarë që kanë lëvizur pas orës 22:00 pa leje përkatëse. Ata janë ndëshkuar me gjobë 1.000 lekë.
Po ashtu policia ka gjobitur me një milionë lekë 13 biznese, të cilët nuk respektonin protokollet e vëna nga Ministria e Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Ndaj dy prej tyre u vendos pezullimi i aktivitetit për 6 muaj.
41 shoferë janë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit për tre vjet, pasi lëvizën pa leje pas orës 22:00.
Që prej 15 tetorit 2020, në vend është e detyrueshme mbajtja e maskës mbrojtëse në çdo ambient jashtë banesës. Policia është institucioni që monitoron zbatimit të masave anti-Covid.