Nje grup emigrantësh të shpëtuar nga një anije cisternë daneze në detin Mesdhe, janë lejuar të zbarkojnë në Itali pas më shumë se 40 ditësh në det.
27 njerëz, përfshi një grua shtatzënë – u nisën nga Libia në datën 2 gusht.
Anija daneze “Maersker” i shpëtoi emigrantët pak pasi mjeti me të cilin ata po lundronin nisi të përmbytej.
Por anijes daneze iu ndalua qëndrimi në çdo port për mbi një muaj.
Emigrantët arritën të zbrisnin në Siçili mbrëmjen e 12 shtatorit.
Gjatë ditëve të fundit, tre nga emigrantët u hodhën nga anija për të provuar nëse mund të arrinin me not në Itali, por u shpëtuan nga ekuipazhi.