Të paktën 90 nga 270 balena të bllokuara në brigjet e Tasmanisë në Australi kanë ngordhur dhe shumë të tjera mund të vdesin, thonë ekipet e shpëtimit, sipas Reuters.
Bllokimi masiv i balenave në bregun perëndimor të ishullit u zbulua të hënën. Biologët detarë po përpiqen të shpëtojnë balenat e mbetura në një operacion të ndërlikuar që mund të zgjasë me ditë.
Grupet e shpëtimit gjetën tre grupe balenash të fshehura në Macquarie Heads – një majë e largët e ishullit, ku ankorojnë anijet.
Rreth 200 prej gjitarëve kishin ngecur në breg pranë një varke, ndërsa 30 të tjerë u gjetën disa qindra metra larg. 30 të tjerë u gjetën në brendësi përgjatë plazhit të Oqeanit.
Ende nuk dihet se si kaq shumë balena arritën të dilnin në breg, pavarësisht se dalja e tyre në breg është e zakonshme në këtë breg.
Tasmania për herë të fundit shënoi një dalje masive të balenave në breg në 2009 ku u përfshin rreth 200 balena.