29-vjetori i shembjes së bustit të diktatorit, Basha: Duhet të luftojmë ende për lirinë

Nga Exit News
29-vjetori i shembjes së bustit të diktatorit, Basha: Duhet të luftojmë ende për lirinë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mori pjesë sot në një takim me qytetarë dhe Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, në 29 vjetorin e shembjes së bustit të diktatorit Enver Hoxha.

Basha kujtoi qendresën e studentëve të vitin 1991:

“20 shkurti i para 29 viteve është vepra më e pastër dhe e kulluar e guximit të çdo shqiptari.

Mirënjohja i takon të gjithë atyre që 29 vite më parë ndezën brenda shpirtit të tyre shkëndijen e shpresës, flakën e demokracisë e lirisë dhe ndërgjegjes së një kombi.

Me të njëjtën kurajo qytetarët i janë bashkuar artistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit që mborjnë shumë më shumë se një godinë.

19 shkurti ishte natë e ftohtë, e mbaj mend shumë mirë. U gjenda vetëm për pak minuta pranë shtatores së diktatorit Enver Hoxha. Pas lëvizjes së dhjetorit pasiguria po na pushtonte.

A ka populli një shpirt? Po, ka shpirtin e më të guximshmit mes nesh. Ka shpirtin e atij që shpresën e vetë e ndez për të gjithë Shqipërinë.

Kurrë nuk është vonë që të kërkojmë ndjesë e të pendohemi për mëkatet tona dhe t’i kërkojmë Zotit forcë.

Le të betohemi së bashku shpirti dhe trupat do të jenë bashkë deri në realizimin e qëllimit më fisnik që një komb mund të ketë: të sigurojmë liri për fëmijët tanë dhe për Shqipërinë tonë.”

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme