Policia e Shtetit ka gjobitur 2978 persona për moszbatimin e masave antikovid që nuk, gjatë 4 ditëve të fundit. Sipas njoftimit të Policisë në faqen zyrtare në Facebook se:
2959 qytetarë u gjobitën me 3.000 lekë për mosmbajtjen e maskave mbrojtëse.
390 persona u gjobitën sepse udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.
3 subjekte u gjobitën me 1.000.000 lekë për ushtrim të aktivitetit në kundërshtim me protokollet e sigurisë.
16 qytetarë u gjobitën me 10.000 lekë sepse lëviznin në këmbë pas orës 20:00.