
Rreth 3 milionë qytetarë janë infektuar me koronavirus në Spanjë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Gjatë 24 orëve janë regjistruar 16,402 raste të reja, të cilat e kanë çuar në 3,005,487 totalin e të infektuarve.
Ndërkohë janë rregjistruar 766 viktima duke e çuar totalin 63,061.
Spanja ka arritur 2 milionë të infektuar gjatë janarit. Sipas ekspertëve faktori për rritjen e numrave të të infektuarve e ka lehtësimi i masave.
Vendi ka nisur gjithashtu fushatën e vaksinimit ku deri më tani janë vaksinuar 2 milionë qytetarë. Kryeministri Pedro Sanchez deklaroi se deri në fund të verës do të vaksinohen 70 përqindne popullsisë.