3 ndeshjet e paraeliminatorit të UEFA Champions League do të mbahen në Shqipëri

Nga Exit News
3 ndeshjet e paraeliminatorit të UEFA Champions League do të mbahen në Shqipëri

Tre ndeshje të të turit paraeliminator të kompeticionit UEFA Champions League do të zhvillohen në Shqipëri. FSHF njoftoi se ndeshjet e këtij turi që do të luhen në datat 22-25 qershor 2021 në Durrës dhe në Elbasan.

Më 22 qershor, në ora 20:00 do të luhet gjysmëfinalja e parë ESS Folgore (SMR) – FC Prishtina (KOS), në stadiumin “Elbasan Arena” të Elbasanit.

Më 22 qershor në ora 20:00 në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit do të luhet edhe gjysmëfinalja tjetër HB Torshavn (FRO) – Int. Club d’Escaldes (AND).

Fituesit e dy ndeshjeve do të përballen në finalen e këtij turi, më datë 25 qershor, ora 20:00 në stadiumin “Elbasan Arena” të Elbasanit për të përcaktuar skuadrën që do të kualifikohet për në fazën tjetër.

Ky vendim lidhet edhe me lehtësimin e masave anti-Covid në Shqipëri dhe rënies së rasteve me këtë virus, njoftoi FSHF.

Ndërsa, finalja e kompeticionit më të ri në futbollin europian, UEFA Conference League, do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në majin e vitit 2022.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>