
Tre pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar në Krujë në 24 orët e fundit. Në total në Krujë Instituti i Shëndetit Publik ka bërë 20 tamponë, nga të cilët tre kanë rezultuar pozitivë.
Të infektuarit janë raste kontakti me persona të konfirmuar më parë pozitivë me Covid-19.
Një ditë më parë, në Krujë u zbuluan 10 të infektuar.