3 studente shqiptare në Kinë do të kthehen në vend

3 studente shqiptare në Kinë do të kthehen në vend

Tre student shqiptare që studiojnë në Wuhan, në Kinë, po kthen në vend për shkak të virusit koronavirus që tashmë ka shkaktuar 106 viktima.

Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, dje në emisionin “Real Story”:

“Kemi informacione për një vajzë që do të mbërrijë. Jemi të angazhuar për të marrë të gjithë kontaktet. Dy raste të tjera që po kthehen dhe kanë kaluar nga Kroacia. Vijnë në rrugë tokësore. Mund të ketë dhe të tjerë studentë që janë kthyer për shkak të vitit të ri Kinez.”

Silva Bino, shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, sqaroi se studentet e kthyera do të duhet të qëndrojnë 2 javë në karantinë, sipas protokollit, për të siguruar që nëse kanë virurin koronavirus, ai të mos transmetohet:

“Ata mund të mos jenë të infektuar, por duhet të futen në karantinë për 2 javë. S’ka asgjë të keqe. Mund të vendoste karantina në spital ose në shtëpi. Ata informohen dhe karantina mund të vendoset në shtëpi.”

Pas bërjes së analizave, përgjigja nëse pacienti është i prekur me koronavirus apo jo merret brenda 24 orëve.

Deri në tani në Shqipëri nuk është hasur asnjë rast.

Ndërkohë sipas të dhënave të ambasadës shqiptare në Kinë, aty gjenden rreth 400 shqiptarë, mes të cilëve 60 studentë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>