
Tre pacientë të rinj me Covid-19 janë zbuluar në Berat në 24 orët e fundit.
Dy prej tyre janë infermiere.
Një prej tyre punon në maternitetin e qytetit. Pas lajmit se infermierja është infektuar, Inspektoriati i Higjenës ka dezinfektuar dhe mbyllur për momentin të gjithë maternitetin.
Ndërsa infermierja tjetër punon në Qendrën Shëndetësore. Edhe kjo ndërtesë është dezinfektuar.
I infektuari i tretë është një kasap. Instituti i Shëndetit Publik po bën hetimin epidemiologjik të rastit.