3 nga 6 pacientët me koronavirus të intubuar në spitalin Infektiv, në QSUT janë të moshave, 45 vjeç, 46 vjeç dhe 49 vjeç.
“Qeveria shqiptare po punon për kushtet e spitaleve. Ka ende mes nesh që thonë se Covid-19 nuk ekziston. Tre prej personave të intubuar janë të moshave të reja 45-46-49-vjeç”, raportoi Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në Kuvend, të enjten.
Ajo i bëri thirrje qytetarëve të zbatojnë masat kundër koronavirusit. Manastirliu tha se:
“Ka një moment dhe unë e them që nuk jemi vonë për të reflektuar. Kjo duhet të jetë një përpjekje e përbashkët e ndryshimit të sjelljes për të jetuar në një normalitet të ri.
Shumë pak bëjmë për shëndetin e popullatës. Nuk kemi sistem shëndetësor të investuar me dhjetëra vite sa për të përballuar një fluks shumë të madh. Këto janë armët e këtij virusi”.