3 të vrarë nga një përplasje mes protetuesve afgan dhe talebanëve

Nga Exit News
3 të vrarë nga një përplasje mes protetuesve afgan dhe talebanëve

Të paktën 3 persona janë vrarë të mërkurën në qytetin Jalalabad, në Afganistanin lindor, pasi dhjetra njerëz u mblodhën në sheshin kryesor të qytetit dhe zëvendësuan flamurin taleban me flamurin kombëtar të Afganistanit.

Vrasjet vijnë një ditë para Ditës së Pavarësisë së vendit, që kujton nënshkrimin e Traktatit të 1919 me Britaninë që i dha Afganistanit lirinë.

Protestat mund të shenjojnë rebelimin e parë ndaj regjimit të ri taleban dhe të zhbëjnë përpjekjet e qeverisë së re në Afganistan për t’u shfaqur si “paqësorë”.

konferencën e parë për shtyp qysh nga marrja e Kabulit të diëlën, ata deklaruan një ditë më parë se do të respektonin të drejtat e grave, do të kërkonin marrëdhënie të mira me vendet e tjera dhe nuk do të merrnin ndëshkim ndaj ish -anëtarëve të ushtrisë afgane.

Zëdhënësi kryesor i lëvizjes, Zabihullah Mujahid siguroi se dhuna dhe ekzekutimet publike gjatë regjimit taleban mbi 20 vjet më parë nuk do të përdëriteshin.

Ndërkohë, qindramijra njerëz po përpiqen me çdo kusht të lënë vendin nga frika e hakmarrjes dhe përndjekjes nga regjimi taleban, pasi kanë punuar me aleatët ose favorizojnë një mënyrë të jetuar më perëndimore.

Rreth 5 mijë diplomatë, staf sigurie, punonjës humanitar janë evakuuar nga Kabuli në 24 orët e fundit dhe fluturimet ushtarake do të vazhdojnë pa ndërprerje, sipas një raportimi nga Reuters që citon si burim një zyrtar perëndimor.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>