294 të infektuar të rinj me koronavirus janë zbuluar në 24 orët e fundit në Kosovë, mes 2,291 personave të testuar.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njoftoi se tre pacientë me Covid kanë humbur jetën, të moshës 76-84 vjeç.
274 pacientë janë shëruar, duke e çuar totalin e të shëruarve në 54,042 .
Në total, që prej marsit 2020, në Kosovë janë regjistruar 62,258 të infektuar me Covid-19, prej të cilëve 1,523 kanë humbur jetën, ndërsa 6,693 janë ende të infektuar.