316 të infektuar të rinj me koronavirus janë zbuluar në 24 orët e fundit në Kosovë, mes 1.652 personave të testuar.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njoftoi se tre pacientë me Covid kanë humbur jetën.
Po ashtu, 195 pacientë janë shëruar, duke e çuar totalin e të shëruarve në 51.713.
Në total, që prej marsit 2020, në Kosovë janë regjistruar 59.304 të infektuar me Covid-19, prej të cilëve 1.482 kanë humbur jetën, ndërsa 6.109 janë ende të infektuar.