
Tre pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën në Kosovë në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e viktimave në vend në 625.
48 të infektuar të rinj janë zbuluar në 24 orët e fundit. Për të disatën ditë radhazi, në Kosovë numri i të infektuarve të rinj është më i ulët se 100, duke shënuar rënie krahasuar me javët e fundit.
Që prej fillimit të pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 15 520 të infektuar.
Prej tyre 1 475 janë ende të sëmurë aktivë, ndërsa 13 420 pacietë janë shëruar.