
Tre pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e viktimave në 62.
Viktimat janë:
- Një 44-vjeçare nga Durrësi,
- Një 71-vjeçar nga Tirana,
- Një 85-vjeçar nga Tirana.
Të 3 pacientët kishin disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe nuk kanë mundur dot të mbijetojnë për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore.
Kjo është dita e tretë radhazi me 3 viktima.
Në spitalin Infektiv po trajtohen 79 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.