
Tre pacientë me Covid-19 kanë ndërruar jetën në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e viktimave në 69.
Viktimat janë:
- Një 63-vjeçar nga Tirana,
- Një 65-vjeçar nga Tirana,
- Një 60-vjeçar nga Elbasani.
Ata vuanin nga sëmundje të tjera shoqëruese.
Gjatë javëve të fundit, çdo ditë 2 deri në 3 persona të infektuar me Covid-19 kanë humbur jetën. Në total që prej 10 qershorit kanë humbur jetën 35 persona, ose më shumë se numri i personave që humbën jetën në periudhën 9 mars – 9 qershor.
Edhe numri i pacientëve të shtruar në spitalin Infektiv është rritur ndjeshëm: aktualisht janë 78 të shtruar, 9 në terapi intensive dhe 2 të intubuar.