3 viktima me Covid-19 në 24 orë, shkon në 69 totali

Nga Exit News
3 viktima me Covid-19 në 24 orë, shkon në 69 totali

Tre pacientë me Covid-19 kanë ndërruar jetën në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e viktimave në 69.

Viktimat janë:

  • Një 63-vjeçar nga Tirana,
  • Një 65-vjeçar nga Tirana,
  • Një 60-vjeçar nga Elbasani.

Ata vuanin nga sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë javëve të fundit, çdo ditë 2 deri në 3 persona të infektuar me Covid-19 kanë humbur jetën. Në total që prej 10 qershorit kanë humbur jetën 35 persona, ose më shumë se numri i personave që humbën jetën në periudhën 9 mars – 9 qershor.

Edhe numri i pacientëve të shtruar në spitalin Infektiv është rritur ndjeshëm: aktualisht janë 78 të shtruar, 9 në terapi intensive dhe 2 të intubuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>