
Tre pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e viktimave në 104.
Ata janë:
- një 44 vjeçare nga Tirana, prej 10 ditësh e intubuar dhe pa sëmundje bashkëshoqëruese, përveç obezitetit;
- një 64-vjeçar nga Tirana me sëmundje shoqëruese;
- një 65-vjeçare nga Vlora me sëmundje shoqëruese.
Deri më tani, rreth 52 për qind e viktimave janë në Tiranë.
Shpërndarja e viktimave sipas qarqeve deri tani është:
- Qarku Tiranë – 54 viktima,
- Qarku Shkodër – 17 viktima,
- Qarku Durrës – 16 viktima,
- Qarku Fier – 5 viktima,
- Qarku Elbasan – 5 viktima,
- Qarku Vlorë – 3 viktima,
- Qarku Kukës – 1 viktimë.
- Qarku Lezhë – 1 viktimë,
- Qarku Berat – 1 viktimë,
- Qarku Dibër – 1 viktimë.