
30 punonjës afganë të sigurisë u vranë si pasojë e një sulmi vetëvrasës me makinë-bombë, në një bazë ushtarake në provincën Gazni të Afganistanit, raporton Reuters.
Të paktën 24 persona të tjerë janë plagosur në shpërthimin e 29 nëntorit, i cili ka ndodhur në hyrje të një bazë ushtarake në mëngjesin e së dielës. Një zëdhënës për Ministrinë e Brendshme afgane ka konfirmuar sulmin me makinë-bombë, mirëpo nuk ka ofruar informacione për viktima.
Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Gazni është pjesërisht nën kontrollin e talibanëve.
Më 29 nëntor edhe një tjetër sulm vetëvrasës me makinë-bombë është raportuar në jug të Afganistanit, duke lënë të vdekur të paktën tre persona dhe duke plagosur 12 të tjerë.
Shefi i Ganzit Attajan Haqbayat, makina e të cilit ka qenë në vendin e sulmit, i ka mbijetuar sulmit me plagë të lehta.