30 anëtarë të kryesisë së Forumit Rinor të PD-së kanë kërkuar referendum në organet të partisë për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar. Në një letër të botuar në media, të mërkurën, anëtarët e kryesisë së FRPD-së shkruajnë se:
“Duke e konsideruar këtë veprim [përjashtimin e Berishës] në shkelje të statutit, parimeve dhe vlerave, si dhe rrezikun që mbart për unitetin e partisë, ne kërkojnë [..] votëbesimin e vendimit në anëtarësinë e partisë”.
Kjo kërkese ju drejtua Sekretarit të Përgjithshëm Bardhi dhe kryetarit të Këshillit Kombëtar Paloka.
Kryetari i PD-së Lulzim Basha përjashtoi, me një vendim personal, në shmangie të organeve të partisë, ish-kryeministrin Sali Berisha.
Ky vendim u justifikuan në shpalljen e Berishës non grata nga SHBA-të.