30% e shqiptarëve nuk paguajnë dot ujin, energjinë elektrike dhe ushqimin

Nga Exit News
30% e shqiptarëve nuk paguajnë dot ujin, energjinë elektrike dhe ushqimin

Pak më shumë se një e katërta e shqiptarëve nuk para për të paguar ujë, energji elektrike dhe qira. Në fakt, shqiptarët janë zbuluar se janë njerëzit me pamundësinë më të madhe për të paguar faturat e tyre mujore, si dhe të sigurojnë mbështetje, ose të marrin pushime.

Ky është përfundimi i studimit të Barometrit Ballkanik të realizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.

Në vitin 2019, 26 përqind e shqiptarëve nuk ishin në gjendje të paguanin faturat e ujit dhe të energjisë elektrike, duke u renditur vendi i parë në rajon, me të paktën 6 për qind larg vendeve të tjera.

Shqipëria lë pas boshnjakët me 10 përqind , kosovarët me 19 përqind, maqedonasit me 20 përqind, malazezët me 19 përqind dhe serbët me 17 përqind.

Ndërsa, 16 përqind e shqiptarëve nuk mund të paguajnë kredinë, duke u renditur përsëri në vendet më të larta në rajon. Rreth 50% thanë se nuk ishin në gjendje të përballonin ngrohjen ose ftohjen e shtëpive të tyre. Kjo ishte dukshëm më e lartë se mesatarja rajonale prej 15 përqind.

Kur bëhet fjalë për pushimet, shumica, rreth 63 përqind nuk ishin në gjendje të shkonin me pushime.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>