30 qershori do të jetë ditë e shënuar për historinë — Mesazhet e Edi Ramës në Asamblenë e partisë

30 qershori do të jetë ditë e shënuar për historinë — Mesazhet e Edi Ramës në Asamblenë e partisë

Partia Socialiste mbajti sot Asamblenë e Përgjithshme. Kryetari i PS, Edi Rama emëroi drejtuesit e rinj të qarqeve elektorale, sekretarët e rinj të partisë, si dhe miratoi vendimi për zgjedhjet e përgjithshme në parti nga shtatori i 2019 deri në janar 2020. Në fjalën e tij Edi Rama tha se:

Do të dënohet çdo politikanë që ka probleme me drejtësinë.

Nuk kam disponim më minimal për asnjë marrëveshje për të ndenjurat e politikanëve dhe që rrezikon drejtësinë të merret me këdo që mund të jetë subjekt i drejtësisë, qoftë djathtas, majtas, këtu brenda apo jashtë kësaj salle.

Ne i kemi treguar por e përsëris se PS nuk ka gatishmërinë të mbrojë askënd që ka hesape me drejtësinë.

Hesapet me drejtësinë janë individuale dhe duhet t’i trajtojë individualisht.

PS pranon të bëjë një marreveshje me opozitën për paqe politike dhe jo për të ndarë pushtetin.

Patjetër që ne duam paqe politike, por një paqe për Shqipërinë që duhet të nisë me Shqipërinë dhe jo me karriget dhe duhet të bitiset për Shqipërinë dhe jo për karrige.

Zgjedhjet e 30 qershorit janë konfirmim i demokracisë, i vlerave evropiane. Në zgjedhje kanë votuar njerëzit dhe jo administrata, si dhe pjesmarrja i kaloi pritshmëritë.

Njerëzit që e bënë 30 qershorin një ditë fitoreje historike për demokracinë[..]. Ju e dini më mirë se unë aty ku keni mbuluar zonat, sa larg të vërtetës është ajo që u nxorr administrata me zorr.

Numra kaluan edhe pritshmëritë dhe në një numër votash për kandidatët tanë që është një bazë shumë domethënëse për të vijuar.

Bojkoti i zgjedhjeve të 30 qershorit ishte një përpjekje për të penguar reformën në drejtësi, e cila u kalua me ndihmën e aleatëve.

Një akt i frymëzuar dhe organizuar për të marrë peng Shqipërinë [..], duke marrë peng zgjedhjet e reformën në drejtësi.

Zgjedhjet u kthyen [.. ] në përpjekje për të mbrojtur pandëshkueshmërinë në raport me një Shqipëri të drejtë me të cilën ne luftojmë me plot pengesa dështime dhe arritje.

Kur të flitet për këtë moment(zgjedhjet) nuk do të harrohet roli i aleatëve tanë, për të cilin nuk do të jetë kurrë mjaft falënderimi për gjithçka bënë.

Rama ftoi Partinë Demokratike në komisionin parlamentar të Reformës Zgjedhore, për ta miratuar atë.

Reforma zgjedhore mbetet një sfidë e përbashkët me opozitën parlamentare dhe me opozitën jo parlamentare, e cila ka edhe një vend të lirë bosh që e pret në komisionin e reformës ku është e mirëpritur të ulet.

Reforma në drejtësi është e paprekshme.

Ndërsa reforma në drejtësi as nuk negociohet dhe as nuk diskutohet, vetëm mbështetet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>