
Maqedonia e Veriut raportoi të enjten 30 të infektuar të tjerë me koronavirus duke e çuar totalin në 384 të prekur.
Në një deklaratë për shtyp, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pohoi se në 24 orët e fundit ishin kryer 342 teste, prej të cilave ishin diagnostikuar 12 të infektuar në Shkup, 8 në Kumanovë, 9 në Prilep dhe 1 në Kriva Pallanka.
Deri më sot Maqedonia e Veriut ka kryer 4 117 teste ku një pjesë e tyre po kryhen edhe në spitale private.
Qyteti më i prekur nga koronavirusi vazhdon të mbetet Shkupi me 195 të infektuar.
Nga 384 pacientët, 17 janë shëruar ndërsa 11 kanë vdekur.