Në 30 vjetorin e lëvizjes së dhjetorit, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca deklaroi se për të arritur integrimin e Shqipërisë në BE, duhet zëri dhe ndihma e të rinjve.
Përmes një postimi në Tëitter, Soreca i bëri thirrje të rinjve të jenë më të angazhuar dhe të japin kontributin e tyre në vend.
“Për të arritur integrimin e Shqipërisë në BE në mënyrën e duhurm na duhet ndihma dhe zëri i të rinjve,.Qytetarëve të ardhshëm të BE: Nëse doni të sillni vendin brenda BE duhet të dëgjoheni, të kontribuoni me angazhimin tuaj, pjesmarrjen dhe përkushtimin në shoqëri. Bëhuni ndryshimi që doni të shihni!”