
300 kilogramë kokainë u kapën të premten, në portin e Durrësit. Sipas policisë, kokaina ndodhej në një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut.
Policia arrestoi shoferin e kamionit N.A, 40 vjeç, nga Maqedonia e Veriut.
Droga ishte e fshehur në trupin e kamionit. Ajo u gjend rastësisht gjatë kontrollit në vijën e dytë.
Në maj policia sekuestroi dy ngarkesa të mëdha droge në portin e Durrësit.