31 mijë vaksina Pfizer mbërrijnë në vend

Nga Exit News
31 mijë vaksina Pfizer mbërrijnë në vend

31, 590 vaksina Pfizer mbërritën në vend, njoftoi ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, të hënën.

“Me 31,590 doza vaksine Pfizer që mbërritën pak më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, janë mbi 2 milion vaksina anticovid që kanë mbërritur deri tani në vendin tonë”, shkroi Manastirliu në Facebook.

Ajo I bëri thirrje qytetarëve të vaksinohen. Muaji shtator është muaji i hapur i vaksinimit.

Qeveria ka vendosur vaksinimin e detyrueshëm të studentëve dhe të pedagogëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>