Virusi Covid-19 ka vrarë mbi 900 mijë persona në të gjithë botën që prej shpërthimit të tij në Kinë, në dhjetor të 2019, sipas të dhënave zyrtare të Universitetit John Hopkins.
Të paktën mbi 31 milionë persona janë infektuar, nga të cilët rreth 21 milionë janë shëruar.
SHBA-të janë vendi i prekur më shumë nga Covid-19, me rreth 200 mijë të vdekur dhe me rreth 7 milionë të infektuar.
Vendi i dytë më i prekur është Brazili me 136 mijë të vdekur dhe 4 500 000 të infektuar,
Më pas renditet India me 87 mijë të vdekur dhe mbi 5 milionë të infektuar dhe Meksika me 73, 493 vdekje dhe 697,663 raste të infektuarish.