31 vite nga ngjarja e ambasadave, Meta dekoron Ylli Bodinakun

Nga Exit News
31 vite nga ngjarja e ambasadave, Meta dekoron Ylli Bodinakun

Sot shënohet 31 vjetori i shembjes së murit të ambasadës gjermane në Tiranë, ngjarje e cila i hapi rrugë eksodit të parë të shqiptarëve pas vitit 1990.

Presidenti Ilir Meta për të përkujtuar këtë ngjarje ka dekoruar me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” protagonistin kryesor të saj, Yllbardh Bodinakun, i cili me një kamion “Skoda” shembi murin e ambasadës duke bërë të mundur që qindra shqiptarë të strehoheshin brenda saj me shpresë për tu larguar nga vendi.

“E ardhmja u përket guximtarëve gjithmonë!”, shkruan Meta në Facebook.

Ngjarja e ambasadave më 2 korrik ishte një nga sinjalet e para të rëndësishme për dëshirën e shqiptarëve për ndryshimin e regjimit. Ishte hera e parë që pushteti diktatorial nuk mundi të reagonte për largmin e shtetasve.

Pas ambasadës gjermane, qindra qytetarë u drejtuan tek ambasada franceze, italiane dhe greke.

Gjithësej arritën të largoheshin në perëndim 4764 persona pasi ndejtën mbi 10 ditë në oborrin e ambasadave.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>