Basha: Nuk ka drejtësi me Edi Ramën

Basha: Nuk ka drejtësi me Edi Ramën
“Edi Rama ka urdhëruar sot mbrojtjen e Saimir Tahirit, njeriut të regjistruar nga Italia për trafik droge dhe armësh. Saimir Tahiri është njeriu që mbronte bandën ‘Habilaj’ dhe për këtë gjë merrte para”. Kështu tha sot Kryetari i opozitës Basha pas vendimit të Kryetarit të Keshillit të Imuniteteve Gramoz Ruçi për shtyrje të shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunitetit, arrestimin dhe kontrollin në banesën e deputetit Tahiri.

Zoti Basha akuzoi Edi Ramën se po i jep kohë Saimir Tahirit të prishë provat. Ai tha se:

Faktet tregojnë qartë se parlamenti nuk ka rrugë tjetër përveç se ti heqë imunitetin Saimir Tahirit. Me qëndrimin e sotëm, Saimir Tahirit iu blenë edhe 24 orë, gjatë të cilave do të prishen më shumë prova, do të ndërpriten lidhje me ministra të tjerë.

Do të çohen më shumë misionarë dhe numra llogarish bankare.

“Rama tregoi sot se e vërteta që e lidh me Saimir Tahirin është më e fortë se sa ato që thotë përditë, drejtësi”, -tha Zoti Basha.

Ne fund kryetari i opozitës tha se “opozita e bashkua e ka marrë një vendim: Largimi i Edi Ramës dhe një qeveri antimafia. Mënyrat dhe opsionet për të arritur këtu, po zvogëlohen me shpejtësi të madhe”. 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>