
Numri i të konfirmuarve me koronavirus në të gjithë botën ka shkuar në 33.30 milion ditën e premte, ndërsa viktimat thuajse 985 mijë.
Sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti John Hopkins, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryesojnë në botë me rreth 7 milion raste të infektuarish dhe mbi 200,000 viktima nga Covid-19.
India është vendi i dytë me shifrat më të larta. Atje numri total i të infektuarve shkon në 6 milion, ndërsa viktimat janë 92,290.
Vend i tretë me shifrat më të larta nga koronavirusi është Brazili me rreth 5 milion raste të konfirmuara dhe 139,808 viktima.