Policia ka vendosur sot (16 tetor) në të gjithë vendin, 341 gjoba për mos mbajtje të maskës në ambjente të hapura. Vlera e gjobave arrin në 1 milionë lekë.
Të enjten ishte dita e parë e zbatimit të vendimit për vendosjen e maskave edhe në rrugë dhe parqe.
Vendimi i qeverisë u morr pas rritjes së numrave të të infektuarve. Sot u raportua numri më i lartë i infektimeve, me 289 raste në 24 orë.