Policia ka gjobitur 352 qytetarë të enjten për mos mbajtjen e maskës në publik, në 24 orët e fundit. Secili prej tyre u gjobit me 3 mijë lek.
Gjithashtu, policia ndëshkoi 1 pronar me 1.000.000 lekë pasi nuk respektoi protokollet e sigurisë.
Gjithashtu u gjobitën 5 qytetarë që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit dhe janë gjobitur me 3 mijë lekë.
Prej 15 tetorit në vend është bërë e detyrueshme mbajtja e maskave në çdo ambient, të hapur e të mbyllur, përveçse në banesa.