Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj do të vizitojnë sot Hollandën për të marrë pjesë në një diskutimi mbi reformën në drejtësi në Shqipëri dhe ndihmën e dhënë nga Hollanda dhe BE-ja. Ky diskutim organizohet nga organizata CILC, një nga partnerët e misionit EURALIUS të financuar nga BE.
Të dy ministrat pasdite vonë do të zhvillojnë një takim të mbyllur me deputetët, anëtarë të komiteteve për Drejtësi dhe Siguri dhe Çështjet Evropiane për të diskutuar mbi sigurinë, emigracionin, krimin e organizuar dhe integrimin në BE.
Përpjekja e momentit të fundit e qeverisë shqiptare vjen në një kohë që parlamenti holandez ka shprehur rezervat e tij për hapjen e pakushtëzuar të bisedimeve ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së.
Vizita në Hollandë vjen në një kohë që Ministri Xhafaj është i përfshirë në një sërë akuzash të lidhur me vëllain e tij, i cili u dënua në vitin 2012 nga Gjykata e Lartë në Itali për trafikimi droge, por që jeton në Shqipëri nën një emër tjetër, dhe ende është i përfshirë në aktivitet kriminal. Si rezultat besueshmëria e Ministrit Xhafaj, si një nga personat kyç të reformës në drejtësi është vënë në dyshim.