Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të enjten se në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 5 viktima.
Ndërkohë, nga testimi i 3 003 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 382 raste pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 507 pacientë, teksa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 89 648 raste.
Mbeten 11 366 raste aktive.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (83, 79 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Prizren 1 rast (67 vjeç), Skenderaj 1 rast (78 vjeç).
Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 103 124 raste raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 110 pacientë kanë humbur jetën.