
Katër pacientë të rinj me Covid-19 janë zbuluar në Berat në 24 orët e fundit.
Dy prej rasteve janë kontakte të rasteve të mëparshme të brenda Drejtorisë së Shëndetit Publik Berat.
Ndërsa dy rastet e tjera janë një infermiere në Urën Vajgurore dhe një punonjëse në një fasoneri.
Aktualisht në Berat ka 24 të infektuar aktivë.