
Katër pacientë të rinj me Covid-19 janë zbuluar në Delvinë në 24 orët e fundit.
Tre prej tyre janë anëtarë të një familjeje dhe i katërti është fqinji i tyre. Të infektuarit morën pjesë në një ceremoni mortore bashkë me të infektuarin e parë në Derlvinë, një 64-vjeçar.
Deri tani në Delvinë ka 10 të infektuar aktivë.