4 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit. Viktimat janë 68 vjeçar nga Durrësi, 65 vjeçar nga Tirana, 63 vjeçar nga Elbasani dhe 71 vjeçare nga Shkodra.
Ndërsa janë regjistruar 93 raste të reja me koronavirus. 72 persona me Covid-19 janë të shtruar në spital. 8 prej tyre janë në terapi inetnsive dhe 4 persona janë te intubuar. Në 24 orët e fundit janë kryer 420 testime.
Shpërndarja gjeografike është:
62 persona në Tiranë, 6 persona në Shkodër, 4 persona në Gjirokastër, 3 persona në Durrës dhe në Pukë, nga 2 persona në Korçë, Mirditë, Tropojë, dhe Malësi e Madhe, një në Krujë, Fier, Lezhë, Rrogozhinë, Berat dhe Tepelenë.
1881 persona janë shëruar dhe 1401 persona janë aktiv. Numri më i lartë i të infektuarve është në Tiranë, Shkodër, Krujë dhe Durrës.