Të paktën katër vatra zjarri janë ende aktive në vend që prej mbrëmjes së 15 shtatorit.
Mali i Taraboshit në Shkodër është përfshirë nga flakët prej disa orësh. Dyshohet se janë djegur të paktën 10 hektorë tokë e mbjellë me pisha.
Në kodrën e Krastës në Elbasan, është përfshirë nga flakët pylli me pisha. Për shkak të vështirësive në terren, zjarrfikëset nuk arrijnë dot në brendësi të kodrës. Aktualisht zjarrëfikësit po punojnë me pompa krahu.
Ndërkohë dhe në kodrat e Priskës në Tiranë, vazhdon zjarri prej disa ditësh. Nuk dihet ende se sa sipërfaqe toke mund të jetë dëmtuar.
Në fshatin Drenovë, në Mallakastër, janë djegur rreth rreth 40 hektraë ullishte.
Nuk dihet ende nëse zjarret kanë qënë të qëllimshme apo aksidentale.