
234 të infektuar të rinj e Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në Kosovë, pas kryerjes së 1.057 testimeve.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën katër qytetarë. Ndërsa 363 pacientë janë shëruar.
Aktualisht në Kosovë ka një total prej 51.965 rastesh të regjistruara nga fillimi i pandemisë në muajin mars dhe 7.986 raste aktive.
Prej tyre 1.344 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.