400 mijë persona janë vaksinuar në vend, njoftoi Ministria e Shëndetësisë, të shtunën.
Procesi i vaksinimit në vend nisi më 7 janat 2021, me vaksinat Pfizer. Procesi nisi me vaksinimin e stafit mjekësor dhe të moshuarve mbi moshën 80 vjeç.
Aktualisht në vend janë vaksinuar, mësuesit dhe pedagogët, gazetarët e terrenit, punonjësit e strukturave pritëse turistike, dhe punonjësit e fasonerive.
Gjithashtu, ka nisur edhe vaksinimi i personave mbi moshën 60 vjeç dhe atyre me sëmundje kronike.
Qeveria po administron 4 lloje vaksinash, atë të kompanisë amerikane Pfizer, britaniken Astra Zeneca, rusen Sputnik V dhe kinezen Sinovac.