
4 mijë thirrje në javë nga persona të infektuar më koronavirus u regjistruan javën e kaluar në shërbimin e Urgjencës Kombëtare, QKUM.
Mesatarisht u regjistruan rreth 400 thirrje në ditë nga të infektuarit me koronavirus, njoftoi Urgjenca në rrjetet sociale, të martën.
Gjithashtu, u kryen 1300 vizita në shtëpi nga ekipet e Urgjencës gjatë javës së parë të shkurtit.
Urgjenca ngriti alarmin për rritjen e numrit të të infektuarve në moshat 15-24 dhe 25-35 vjeç. QKUM i bëri thirrje qytetarëve të kontaktojnë mjekun e familjes për të kryer testin dhe për të vazhduar mjekimin.